Mbi 50 mijë euro shmangie tatimi, policia konfiskon duhan e makineri
J.Musliu/RTKlive
Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës, në bazë të urdhëresës verbale nga gjykata për urdhër kontroll, ka kryer kontrollin në një lokacion në rrugën “Kukësi” në Prizren.
Në këtë aksion, janë sekuestruar 822 kilogram duhan refuzo dhe 102,000 mijë cigare të llojeve të ndryshme pa banderola.
Gjithashtu si provë materiale, policia ka sekuestruar edhe dhe një makinë për grirjen e duhanit.
Të gjitha këtu, bazuar në vlerësimin nga sektori i vlerës së Doganave, shmangia nga akciza dhe TVSH arrin llogaritet në vlerën prej 54 mijë e 867 euro.
Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës është në kërkim të të dyshuarit, i cili rezulton të jetë shtetas i huaj dhe për momentin është i paarritshëm.

























