Vdes një person pas aksidentit me traktor
BKT
Kronika

Vdes një person pas aksidentit me traktor

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur, të mërkurën, në Junik, pasi është zënë nga traktori.

Siç njoftohet në raportin 24-orësh të policisë, viktima kishte qenë duke punuar.

"Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar – përgatitur dru për djegie, dyshohet se është zënë nga traktori dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.


MË SHUME NGA Kronika