11:11 / 13.10.2022
Dy të arrestuar në Skenderaj për detyrimin e një vajze në prostitucion
E.Hoti/RTKlive
Janë arrestuar dy të dyshuar në Skenderaj për detyrim në prostitucion të një vajze, e cila ishte lajmëruar si person i zhdukur.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, dy të dyshuarit e kanë kryer veprën penale në bashkëveprim.
Policia bën të ditur se viktima është gjetur dhe dërguar në QMGF në Mitrovicë të Jugut.
Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.























