Sulmoi me thikë dhe sëpatë familjarët, arrestohet i dyshuari në Pejë
BKT
Kronika

Sulmoi me thikë dhe sëpatë familjarët, arrestohet i dyshuari në Pejë

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar, të mërkurën, një person në Pejë për vrasje në tentativë dhe dhunë në familje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari kishte sulmuar fizikisht me thikë dhe sëpatë anëtarët e familjes, ndërsa një person tjetër duke u munduar të fusë situatën nën kontroll ka pësuar lëndime trupore.

Pas tretmanit mjekësor të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje.

Rasti ka shkuar në procedurë dhe po hetohet si vrasje në tentativë dhe dhunë në familje.


MË SHUME NGA Kronika