Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Podujevë
BKT
Kronika

Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Podujevë

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes, të enjten, në një pompë derivatesh në Podujevë.

Sipas njoftimit, grabitja është kryer nën kërcënimin e armës, ndërsa  punonjësit të një pompës   i janë grabitur një shumë prej 340 eurosh.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në një pompë derivatesh, një person i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur një shumë parash prej 340 € dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për lëndime, përderisa janë duke u kryer hetime intensive”, thuhet në njoftimin e PK-së.


MË SHUME NGA Kronika