Mashtroi për një Golf 7, i caktohet një muaj paraburgim
BKT
Foto: Gjykata në Gjilan
Kronika

Mashtroi për një Golf 7, i caktohet një muaj paraburgim

M.Shefkiu/RTKlive

Gjykata Themelore ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit A. B, nën dyshimin e bazuar se ka mashtruar një qytetar tjetër për shitjen e një makine Golf 7.

“...i pandehuri A. B. në bashkëveprim me të dyshuarin A. K., me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, me anë të paraqitjes së fakteve të rreme duke e përdorur metodën e mashtrimit se kinse do t’i sjellin një veturë Golf VII nga Gjermania e kanë mashtruar të dëmtuarin B. B, të cilët bëjnë një marrëveshje për blerjen e veturës prej 9000 Euro, me ç’rast i dëmtuari fillimisht si kapar ia jep 300 euro të pandehurit A. B., pastaj në vazhdimësi e mbajnë nën lajthim duke i shkaktuar dëm material në vlerë prej 6500 Euro”, thuhet në deklaratën e Gjykatës Themelore në Gjilan.

Me këto veprime i pandehuri A. B., sipas Gjykatës, dyshohet se ka kryer veprën penale mashtrimi, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjykata ka shqyrtuar edhe masat tjera alternative, mirëpo sipas vlerësimit duke u bazuar edhe në të lartcekurat, aplikimi i masave tjera më të buta, do të ishte i pamjaftueshëm për zbatimin sa më suksesshëm të procedurës penale, si dhe parandalimin e mundësisë së përsëritjes së veprës penale apo edhe të kryerjes së ndonjë vepre tjetër më të rëndë penale nga ana e të pandehurit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.


MË SHUME NGA Kronika