Doganierët arrestojnë kolegun
BKT
Kronika

Doganierët arrestojnë kolegun

E.Hoti/RTKlive

Oficerët e hetimeve të Doganës së Kosovës kanë arrestuar një zyrtar doganor në Han të Elezit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, hetuesit në bashkëpunim me Prokurorinë pas një hetimi disa mujor, në orët e hershme të mëngjesit kanë zënë në flagrancë zyrtarin doganor dhe katër të dyshuar të cilët janë dërguar në mbajtje.

“Dyshohet se zyrtari i arrestuar në vazhdimësi ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke futur në Kosovë mallra pa pagesën e taksat doganore”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se ky rast është vazhdimësi e politikës së doganës “Zero Tolerancë për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion”.

Sipas njoftmit të Doganës, ky institucion në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, "me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës".


MË SHUME NGA Kronika