08:56 / 15.10.2022
Arrestohen dy persona për fajde
M.Miftari/RTKlive
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer fajde dhe detyrim.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur në Podujevë, ku gjatë kontrollit në tri lokacione të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata, një armë e shkurtë, 261 fishekë, 5000 € para të gatshme, dy telefona dhe disa kontrata.
“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.























