Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje
BKT
Kronika

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

M.Miftari/RTKlive

Policia e Kosovës njofton se një person, mashkull kosovar, është arrestuar për posedim të armës pa leje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:00, në rrugën Marie Shllaku, në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 46 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet, më tej, në njoftim. 


MË SHUME NGA Kronika