Arrestohet një person për posedim të substancës narkotike
BKT
Kronika

Arrestohet një person për posedim të substancës narkotike

M.Miftari/RTKlive

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 14.10.2022, rreth orës 16:25 në rrugën Skifter Arifi, në Gjilan.

Siç bëhet e ditur në raportin policor, një person, mashkull kosovar, është arrestuar ngase dyshohet për posedim të substancës narkotike, të llojit marihuanë.

“Posedim i substancave narkotike. Rr. Skifter Arifi, Gjilan 14.10.2022-16:25, është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 1.67 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor. 


MË SHUME NGA Kronika