Aksident trafiku me fatalitet te “Kroi i mbretit” në Komoran
J.Musliu/RTKlive
Policia e Kosovës njofton se një grua ka humbur jetën sot (e shtunë) në orët e pasdites, pasi është goditur nga një automjet.
Rasti ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, më saktësisht tek vendi i quajtur “Kroi i Mbretit”, raporton RTKlive.
Bajram Krasniqi, një nga zëdhënësit e policisë për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar se aksidenti me fatalitet ka ndodhur në orën 17:20 minuta.
Lidhur em këtë aksident, është njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete.
Ndërkohë, policia po merret me rastin. E njëjta ende nuk ka sqaruar rrethanat se si ka ndodhur ky aksident, raporton RTKlive.
Sidoqoftë, kalimi i rrugës me katër korsi nga njëra anë në tjetrën, shpesh është burim i aksidenteve të tilla.























