Arrestohen dy persona për posedim të substancës narkotike
BKT
Kronika

Arrestohen dy persona për posedim të substancës narkotike

M.Miftari/RTKlive

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, janë arrestuar dy persona për posedim të substancës narkotike të llojit marihuanë, rasti ka ndodhur në Pejë, më 14.10.2022, rreth orës 22:00.

Siç bëhet e ditur në raport, të dyshuarit, meshkuj kosovarë, pasi u janë gjetur dhe sekuestruar një sasi të substancës narkotike të llojit marihuanë, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njër prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

“Pejë 14.10.2022-22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që gjatë kontrollit, te të njëjtit,  është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar  narkotike e llojit marihuanë dhe një mulli për bluarje. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet, mes tjerash, në raport. 


MË SHUME NGA Kronika