Goditi një person me dorëz të thikës, arrestohet i dyshuari
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Goditi një person me dorëz të thikës, arrestohet i dyshuari

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi kishte sulmuar një person tjetër me dorëz të thikës për shkaqe ende te panjohura.

Siç njofton policia në raportin 24 orësh,  rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Çela”, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor

 Policia bëri të ditur se nga i nga i dyshuari është sekuestruar një thikë.

“Rr. Agim Çela, Prishtinë 16.10.2022 – 06:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkaqe ende të panjohura e kishte sulmuar fizikisht me dorëz të thikës viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Nga i dyshuari është sekuestruar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorë në rast dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK-ja.


MË SHUME NGA Kronika