11:06 / 17.10.2022
Dy të mitur dyshohen se u vënë flakën flamujve të Kosovës dhe të Shqipërisë
E.Hoti/RTKlive
Dy të mitur dyshohet se i kanë djegur dy flamuj, në Vushtrri njërin të Kosovës e tjetrin të Shqipërisë.
Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur të dielën në Vushtrri.
Bëhet e ditur se rastin e ka raportuar në Polici një qytetar. Ai ka deklaruar se dy të miturit ia kanë hequr nga pullazi i shtëpisë dy flamujt, e më pas i kanë djegur.
“Vushtrri 16.10.2022-18:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, nga pullazi i shtëpisë së tij i kanë hequr dy flamuj, njëri Kombëtar dhe tjetri i R. së Kosovës, me ç’rast në një largësi prej 100m nga shtëpia e tij të njëjtit dyshohet se i kanë djegur flamujt”, njofton Policia.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.























