Policia i gjeti substanca narkotike, arrestohet i dyshuari nga Drenasi
BKT
Kronika

Policia i gjeti substanca narkotike, arrestohet i dyshuari nga Drenasi

E.Hoti/RTKlive

Është arrestuar një person në Drenas, pasi që gjatë kontrollit atij i janë gjetur dhe sekuestruar 10 gram substanca narkotike të llojit kokainë, 1 gram substanca narkotike të llojit marihuanë dhe një peshore digjitale.

Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti  është nën hetime.

“Fsh. Arllat, Drenas 15.10.2022 – 23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit që i është bërë nga njësiti policor derisa kishte qenë duke udhëtuar me një veturë, i janë gjetur dhe sekuestruar: 10 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit Kokainë, 1 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit Marihuanë dhe një peshore digjitale. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24- orësh të PK-së.


MË SHUME NGA Kronika