Ndalohen gjashtë persona
BKT
Kronika

Ndalohen gjashtë persona

E.Hoti/RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtë persona dhe është ushtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një të pandehuri.

Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona të dyshuar në kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar për kryerje të veprës penale dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një personi.

Kurse, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar dy persona të dyshuar, në dy raste të ndara.


MË SHUME NGA Kronika