17:37 / 17.10.2022
U përfshi në aksident, suspendohet përkohësisht zyrtari policor
Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive
Mbrëmjen e së dielës në rrethinën e Suharekës ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin është përfshirë një zyrtar policor, me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare.
Këtij informacioni për aksident ku pati edhe të lënduar i është përgjigjur Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
Siç është bërë e ditur nga IPK-ja, zyrtari policor është suspenduar përkohësisht përderisa rasti sipas urdhrit të Prokurorit do të trajtohet sipas procedurës së rregullt.
Inspektorati bënë të ditur se veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.























