13:14 / 18.10.2022
Aksion kundër fajdeve në Gjakovë, konfiskohen armë dhe vetura
RTK
Në orët e hershme të mëngjesit, në komunën e Gjakovës është zhvilluar një aksion kundër fajdeve.
Në këtë aksion janë arrestuar tre persona, derisa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Mësohet se si
prova materiale janë konfiskuar armë, vetura dhe shënime që lidhen me veprën penale.























