Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj
V.Thaçi/RTKlive
Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, njoftojnë se pasi kanë pranuar një informacion inteligjent, sot në orën 06:15 në fshatin Greme të Ferizajt, edhe përkundër përpjekjeve për ti ikur policisë, kanë ndaluar e më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, me inicialet B.G (M/K) i moshës 36 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Posedim i Paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’’ me dënim burgimi prej dy viteve , thuhet në njoftim.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.























