Konfiskohen mbi 64 mijë litra Coca-Cola të falsifikuara
BKT
foto: Dogana e Kosovës
Kronika

Konfiskohen mbi 64 mijë litra Coca-Cola të falsifikuara

E.Hoti/RTKlive

Dogana e Kosovës ka njoftuar të martën se pas dyshimeve se produkte e paraqitura për zhdoganim mund të jenë të falsifikuara, oficerët doganor kanë ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore për verifikimin e tyre, ku si rezultat është konfiskuar një sasi e konsiderueshme prej 64.350 litra të produktit Coca – Cola të falsifikuar.

“Dogana e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht në luftimin e falsifikimit dhe piraterisë dhe si rezultat i zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale, gjatë ekzaminimit të mallit në kufi është ndaluar malli me markën tregtare “Coca Cola” nën dyshimin se janë të falsifikuara. Pas konfirmimit të bartësit të së drejtës se mallrat e ndaluara janë të falsifikuara, Dogana e Kosovës ka konfiskuar mallrat në sasi prej 64350 litra, me markën tregtare “Coca Cola” dhe origjinë nga Iraku”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se sipas dispozitave ligjore në fuqi malli i falsifikuar nuk lejohet të dal në qarkullim të lirë, andaj malli i konfiskuar do t’i nënshtrohet procesit të asgjësimit.

"Mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI), në të shumtën e rasteve paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe zbatimi efikas i të drejtave të pronësisë intelektuale ndikon pozitivisht edhe në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë publike", thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës thotë se ky institucion në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

 


MË SHUME NGA Kronika