11:31 / 19.10.2022
Një i arrestuar për ngacmim seksual në Podujevë
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual në Podujevë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari është arrestuar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe seksualisht një grua.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























