Një këmbësor humb jetën në aksident trafiku
Sh.Gashi/RTKlive
Të mërkurën rreth orës 22:00 në fshatin Hajvali, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Si pasojë e këtij aksidenti një person ka ndërruar jetë, pasi nuk ka mundur t'i përballojë plagët e marra nga ky aksident.
“Rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë - Gjilan, saktësisht në fshatin Hajvali, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person (këmbësor), i cili nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK", thuhet në raportin policor.
Sipas njoftimit viktima ishte 34-vjeçar, me inicialet A. S., teksa ngasësit të automjetit me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.























