Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Mitrovicë një person i cili ishte në kërkim.

Siç bën të ditur policia, i dyshuari është arrestuar me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata kompetente.

I dyshuari me inicialet S. H., i moshës 28 vjeçare, ishte i kërkuar për veprën penale “ Vjedhje e rëndë”.

Bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.


MË SHUME NGA Kronika