Arrestohen 10 të dyshuar për kontrabandim me migrantë
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar 10 persona për kontrabandim me migrantë.
Policia ka njoftuar se ka bastisur pesë lokacione ku ka konfiskuar armë, fishekë, aparate telefonike si dhe para të gatshme.
Po ashtu janë identifikuar edhe 31 viktima të kontrabandimit me migrantë, ndërsa katër prej të arrestuarve janë shtetas të huaj.
“Lidhur me rastin njësitë policore me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë kanë bërë bastisjen e pesë lokacioneve, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar tri revole të llojeve të ndryshme, një armë automatike AK-47, një armë karabinë, një kornizë druri, rreth 218 fishekë, 15 aparate telefonike si dhe para të gatshme rreth dy mijë e dyqind (2220) euro. Po ashtu janë identifikuar edhe 31 viktima të kontrabandimit me migrantë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë të Policisë së Kosovës.
Pas përfundimit të aksionit janë arrestuar gjashtë shtetas të Kosovës dhe katër shtetas të huaj. Ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.























