Ngriten 54 aktakuza kundër 80 personave
E.Hoti/RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 54 aktakuza kundër 80 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 37 persona, si janë bërë 6 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 15 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 12 persona, ka paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 3 personave, si dhe, ka ngritur 20 aktakuza kundër 30 personave për vepra të ndryshme penale.
Ndërkaq ,Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 13 persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar 2 kërkesa për caktim të paraburgimit kundër 11 personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 12 aktakuza kundër 20 personave, për vepra të ndryshme penale.
Kurse, Prokuroria Themelore e Pejës, ka ndaluar 2 persona të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 8 aktakuza kundër 11personave.
Po ashtu,Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 7 persona të dyshuar.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar 3 persona, si dhe ka ngritur pesë 5 aktakuza kundër 6 personave, për vepra të ndryshme penale.
Krejt në fund, Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër 1 personi dhe ka ngritur 9 aktakuza kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale.























