Për nxitje të urrejtjes ndërfetare një vit burg
BKT
Foto Arkiv/ RTKlive
Kronika

Për nxitje të urrejtjes ndërfetare një vit burg

Valbona Thaçi/ RTKLive

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti Special njofton se ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit I.T për shkak të veprës penale Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Sipas njoftimit i akuzuari I.T është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një viti, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotëfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në afatin e parapar ligjor.

“I akuzuari I.T në periudhën kohore deri sa ishte në pozitën e e Ministrit te Administratës dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Republikës së Kosovës, me dashje kishte nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.


MË SHUME NGA Kronika