Vdes një femër në Prishtinë, bie nga ndërtesa
BKT
Kronika

Vdes një femër në Prishtinë, bie nga ndërtesa

E.Hoti/RTKlive

Një femër ka vdekur në orët e mbrëmjes të shtunën, pasi ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë.

Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishinës, Flora Ahmeti.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot rreth 20:30, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Ilaz Kodra; në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.


MË SHUME NGA Kronika