Arrestohet i dyshuari për therjen e bashkëmoshatarit në Pejë
BKT
Kronika

Arrestohet i dyshuari për therjen e bashkëmoshatarit në Pejë

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar, sot, një të mitur në Pejë, i cili dyshohet se më 31 tetor ka therur me thikë një bashkëmoshatar të tij.

Siç njofton policia, therja kishte ndodhur më 31 tetor, në orën 10;00, gjatë një përleshjeje mes të dyshuarit dhe viktimës, në një shkollë private nё rrugёn “Muharrem Mitrovica” nё Pejё.

Viktima ishte dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, ndёrsa i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por tashmë policia ka arritur ta vendosë nën pranga.

“Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, sot me datё 04.11.2022, është arrestuar i dyshuari ( i mitur). Pas intervistimit nё prezencën e avokatit mbrojtës dhe prindit, i dyshuari me urdhër të Prokurorit të Shtetit ёshtё dërguar në mbajtje pёr 24-orё”, thuhet në njoftimin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika