Dogana sekuestron mallra me vlerë mbi 100 mijë euro
BKT
Foto: Dogana e Kosoves
Kronika

Dogana sekuestron mallra me vlerë mbi 100 mijë euro

J.Musliu/RTKlive

Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra kontrabandë me vlerë mbi 100 mijë euro, në dy aksione të ndara.

Rasti i parë ka ndodhur me një dërgesë në kontejner me mallra të deklaruara si produkte bujqësore, të cilat lirohen nga detyrimet tatimore, ndërsa që bazuar në bashkëpunimin e

zyrtarëve doganor të Shqipërisë dhe Kosovës në Portin e Durrësit është hasur në gjenerator me fuqi prej 15 KW në sasi prej 50 copë dhe pompa uji në sasi prej 100 copë.

“Malli është ndaluar dhe është iniciuar procesi për ndjekje penale të personave përgjegjës”, deklaron dogana me një komunikatë për media.

Në rastin e dytë, bazuar në informata, dogana  ka ushtruar një kontroll në një ndërtesë në zonën industriale të Prishtinës, ku ka gjetur sasinë prej 866 litra pije me përmbajtje alkoolike, me ç’rast malli është sekuestruar dhe është iniciuar ndjekja penale ndaj peronit/ave përgjegjës.

“Dogana e Kosovës ka rritur nivelin e kontrollave të bazuar në analiza dhe shkëmbim ndërkombëtarë të informacionit, si dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe institucionet e Kosovës, e cila ka mundësuar që zbulimi i mallrave të kundërligjshme të dyfishohet në krahasim me vitin paraprak dhe të hyrat të rriten me përqindje mbi tre herë mbi normën e rritjes ekonomike”.


MË SHUME NGA Kronika