Voziti 150Km/h në zonë 40Km/h, gjobë 500 euro, 1 vit konfiskim të petentës
J.Musliu/RTKlive
Policia në Ferizaj, ka ndaluar mbrëmjën e së hënës, një automjet të udhëtarëve, vozitësi I të cilit shkaktoi kundërvajtje në komunikacion.
Ai ka tejkaluar shpejtësinë në rrugën "Adem Jashari” në Shtime, ku në zonën e kufizimit 40 km/h, zhvilloi shpejtësi 150 km/h.
Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet E.A i moshës 29 vjeç, policia i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor,në lartësinë e 500 eurove, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.
“Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, deklaaon policia.
Me këtë rast, Policia Rajonale e në Ferizajt, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes, meqë veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.
























