Ngriten 55 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Ngriten 55 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit

V. Thaçi / RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroritë Themelore janë ngritur 55 aktakuza kundër 74 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar gjashtë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj nëntë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar katër persona, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave,si dhe, ka ngritur 29 aktakuza kundër 42 personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar për 48 orë, një person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy kërkesa për caktim të paraburgimit kundër pesë personave, në dy raste të ndara. Poashtu, nga kjo prokurori janë ngritur tri aktakuza kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale.

E Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë, dy persona të dyshuar në dy raste të ndara.

Kurse Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një person si dhe janë ngritur 19 aktakuza kundër 19 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar dy persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, në dy raste të ndara.

Ndryshe nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy aktakuza kundër shtatë personave, për vepra penale te ndryshme,  Prokuroria Themelore në Ferizaj, ngritur një aktakuzë kundër një personi.


MË SHUME NGA Kronika