Një i arrestuar në Malishevë për posedim të paautorizuar të armëve
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Një i arrestuar në Malishevë për posedim të paautorizuar të armëve

E.Hoti/RTKlive

Në Malishevë është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në njoftim thuhet se patrulla policore derisa kishin qenë në pikë kontrolli në zbatim zbatim të Planit Operativ, kishin ndaluar veturën e tipit Hyundai dhe në posedim të të dyshuarit Z. D., i lindur në vitin 1998, shtetas i Republikës së Kosovës i cili ishte shoferi i automjetit është gjetur një pushkë gjuetie, 56 copë fishekë të po të njëjtës armë, 2 thika dhe dy radiolidhje të cilat i dyshuari i mbante në posedim të paautorizuar. 

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, me vendimin e të cilit arma, municioni, thikat dhe radiolidhjet janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është  iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.


MË SHUME NGA Kronika