Për vjedhje në tentativë, arrestohen tre të dyshuar në Drenas
E.Hoti/RTKLive
Tre persona janë arrestuar në Drenas nën dyshimin se derisa kishin qenë duke udhëtuar me një automjet kombi bus të vjedhur, nuk i janë bindur policisë për t`u ndaluar.
Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit gjatë ikjes kanë dëmtuar automjetin e lartcekur, ndërsa pas arrestimit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit derisa kishin qenë duke udhëtuar me një automjet kombi bus me targa vendore të cilin dyshohet se e kanë vjedhur nga një parking pronë e viktimës mashkull kosovar, nuk i janë bindur njësitit policor për ndalje, me ç’rast gjatë ikjes kanë dëmtuar automjetin e lartcekur”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kompetent me urdhër të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje
Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti “për vjedhje në tentativë” dhe “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.























