Gjashtë raste të dhunës në familje
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Gjashtë raste të dhunës në familje

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për gjashtë raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të Kosovës.

Sipas njoftimit të policisë më 13 nëntor në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një femre. “Si pasojë e rastit viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.       

Policia ka njoftuar po ashtu edhe për një rast tjetër të dhunës në familje që ka ndodhur dje në Prishtinë.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare”. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt” .

Edhe në Hajvali, një mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kërcënuar dhe ofenduar nga dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull. Me vendim të prokurorit edhe ky rast shkon në procedurë të rregullt.

Kurse në Lipjan dje është arrestuar një person nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj një femre. 

Një rast i dhunës në familje dje ka ndodhur edhe në Gjilan.”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Ferizaj është arrestuar një i dyshuar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur një femër dhe një mashkull kosovar.


MË SHUME NGA Kronika