Arrestohen 4 të dyshuar për djegien e katër veturave në Prishtinë
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona si të dyshuar për djegien e katër veturave në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë.
“Mbrëmë (e hënë) hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme -Prishtinë, kanë arrestuar katër persona të dyshuar për veprën zjarrvënie të raportuar me datën 20.09.2022 “, shkruan në njoftim.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën "1 Tetori" në Prishtinë, ku janë djegur katër vetura.
Personat e arrestuar janë A. S, mashkull, 46 vjeç ,S. I, mashkull, 16 vjeç, H. M, mashkull, 40 vjeç dhe L. L, mashkull, 24 vjeç.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Polica po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale”, thuhet në njoftim.























