Arrestohet një person i dyshuar për kanosje
E.Hoti/RTKlive
Në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, dje është raportuar për një rast të kanosjes.
Sipas deklaratës së ankuesit, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicën e Jugut, ishte kanosur nga personi i dyshuar i cili kishte ekspozuar një armë dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar D. S., 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me dy fishke e cila dyshohet se është ekspozuar nga i dyshuari në veprën penale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndërsa bazuar në veprimet e para hetimore dyshohet se veprës penale të kanosjes t’i ketë paraprirë një zënkë ndërmjet të dyshuarit dhe ankuesit.
Të gjitha veprimet hetimore janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprat penale ‘Kanosje’ dhe “ Armëmbajtje pa leje”.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.























