10:05 / 15.11.2022
Gjendet i vdekur një burrë në Vushtrri
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën në mbrëmje është gjetur pa shenja jete një burrë në Vushtrri.
Sipas njoftimit të policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar", deklaron policia.
"Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës, dërgohet për obduksion në IML”, shkruan në raportin 24 orësh të policisë.
Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.























