10:24 / 15.11.2022
Arrestohet i dyshuari në Podujevë për posedim të marihuanës
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të dyshuar në Podujevë për posedim të substancave narkotike.
Sipas njoftimit, të dyshuarit gjatë kontrollit tek ai janë gjetur 7.77 gramë marihuanë.
“Është arrestuar të hënën, i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit tek ai janë gjetur në posedim dhe janë konfiskuar 7.77 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, shkruan në raportin e policisë.
Me vendim të Prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.























