Arrestohet gruaja që rrahu burrin
BKT
Foto: RTK
Kronika

Arrestohet gruaja që rrahu burrin

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën një grua në Fushë Kosovë nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Sipas njoftimit të policisë, me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, ndërsa rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj kosovar”, shkruan në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar,  kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika