Plagoset një person në një kazino në Breznicë, arrestohen nëntë të dyshuar
BKT
Kronika

Plagoset një person në një kazino në Breznicë, arrestohen nëntë të dyshuar

E.Hoti/RTKlive

Stacioni Policor në Kamenicë, rreth orëve të hershme të mëngjesit ka pranuar një informatë ku dyshohet se në zonën e fshatit Breznicë jashtë territorit të Republikës së Kosovës, në oborrin e një kazinoje, një person shqiptar shtetas i Kosovës, është plagosur me armë zjarri.

Policia deklaron se i njëjti dyshohet se është plagosur nga një familjar i tij dhe është transportuar për në spitalin Rajonal të Gjilanit.

“Njësitet Policore me të marrë informatën kanë ndërmarrë të gjitha veprimet policore ku kanë arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës nëntë persona të dyshuar shtetas të Kosovës të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë incident”, thuhet në njoftim.

Policia konfirmon se viktima është trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit dhe sipas mjekut kujdestarë është jashtë rrezikut për jetë.

“Njësiti Rajonal i Hetimeve në koordinim të plotë me Prokurorin e Shteti janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhur rasti, rast i cili sipas Prokurorit të Shteti është cilësuar ,,Vrasje në tentativë’’, thotë policia.


MË SHUME NGA Kronika