Prokuroria Speciale shënjestron një rasti me 11 të dyshuar
BKT
Foto: Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Kronika

Prokuroria Speciale shënjestron një rasti me 11 të dyshuar

E.Hoti/RTKlive

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda, ku kanë shënjestruar një rast të ri me njëmbëdhjetë persona.

Prokuroria Speciale njofton se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin “Reflektori”.

“Prokuroria Speciale njofton se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin “Reflektori”, ku janë të përfshirë njëmbëdhjetë (11) persona, për veprën penale  ‘’Blerja, posedimi, shpëlarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPRK-së, si dhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, shkruan në njoftimin e Prokurorisë.


MË SHUME NGA Kronika