Prokuroria ngriti 27 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Prokuroria ngriti 27 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit

V. Thaçi / RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 27 aktakuza, kundër 35 personave për vepra të ndryshme penale. Pesë persona janë ndaluar për 48 orë për vepra të ndryshme penale si dhe janë parashtruar pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 13 personave për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave, 12 aktakuza ka ngritur Prokuroria Themelore në Prizren, tri  aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale ka ngritur Prokuroria Themelore në Pejë, kurse Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur nëntë aktakuza kundër nëntë personave. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri aktakuza kundër pesë personave dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dy aktakuza kundër katër personave, njofton Prokurori i Shtetit.


MË SHUME NGA Kronika