Prokuroria ngriti 79 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Prokuroria ngriti 79 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit

V. Thaçi / RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 79 aktakuza, kundër 91 personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë 14 persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar gjashtë kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj shtatë personave për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka 44 aktakuza kundër 56 personave për vepra të ndryshme penale, shtatë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale ka ngritur Prokuroria Themelore në Prizren, e Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur tetë aktakuza, kundër tetë personave.  Ndërsa Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur 16 aktakuza kundër 16 personave, dy aktakuza kundër dy personave janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, dhe gjashtë aktakuza kundër tetë personave janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, thuhet në komunikatën e Prokurorit të Shtetit.


MË SHUME NGA Kronika