Arrestohet i dyshuari për fajde në Prizren
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Arrestohet i dyshuari për fajde në Prizren

E.Hoti/RTKLive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të mërkurën një person që  dyshohet për marrje me fajde.

Siç njoftohet në raportin 24 –orësh, policia ka sekuestruar në cilësi të provave materiale dy telefona mobil dhe disa dokumente.

“Më datë 16.11.2022 pas një pune hetimore dhe aplikimit të masave të fshehta të hetimit, nga njësitë e hetuesisë është arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me rastin. Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe dy telefona mobil dhe disa dokumente“, thuhet në raport.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

 


MË SHUME NGA Kronika