Nën kërcënimin e armës vidhen para në një punëtori në Artanë
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Nën kërcënimin e armës vidhen para në një punëtori në Artanë

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitje që ka ndodhur dje në fshatin Pasjak të Artanës.

Sipas njoftimit të policisë, një person ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e punës, një person i maskuar nën kërcënimin e armës i ka grabitur para të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e punës, një person i dyshuar i maskuar nën kërcënimin e armës i ka grabitur para të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur:, thuhet në raportin e PK-së.

 Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore, ndërsa  nuk raportohet për të lënduar. Rasti është nën hetime.


MË SHUME NGA Kronika