Vdes një grua në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Vdes një grua në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt

E.Hoti/RTKLive

Një grua në Prishtinë ka vdekur të enjten, pasi dyshohet se kishte rënë nga një objekt.

Policia e Kosovës njofton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

“Është raportuar se viktima femër kosovare pasi dyshohet se kishte rënë në tokë nga një objekt, me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKUK ku më pas kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.


MË SHUME NGA Kronika