09:29 / 18.11.2022
Në Kaçanik vidhen pllakat e binarëve të trenit
E.Hoti/RTKlive
Një grua në Kaçanik ka raportuare në polici se persona të panjohur kishin çmontuar dhe vjedhur disa pllaka që lidhin binarët e linjës hekurudhore Stagovë - Kaçanik i Vjetër.
Siç njoftohet në raportin 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur me 15 nëntor, kurse hetimet kanë filluar më 17 nëntor.
“Linja hekurudhore Stagovë – Kaqanik i Vjetër 15.11.2022. Më 17.11.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur në linjën hekurudhore Stagovë –Kaçanik i Vjetër kanë çmontuar dhe vjedhur disa kanaqe (pllaka) që lidhin binarët në mes vete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore poashtu është njoftuar prokuroi i cili e ka cilësuar rastin dhe i njëjti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.























