09:29 / 18.11.2022
Sulmohet seksualisht një grua në Malishevë
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua dje është sulmuar seksualisht në Malishevë.
Sipas, njoftimit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me rekomandimin e prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar seksualisht viktimën femër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me rekomandimin e prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policia e Kosovës.
Bëhet e ditur se rasti është iniciuar si “sulm seksual”.























