09:32 / 19.11.2022
Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje
M.Miftari/RTKlive
Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje.
Siç njofton Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës !7:30, në fshatin Bernicë të Ulët, Prishtinë, ku personi i dyshuar për armëmbajtje pa leje është arrestuar, pasi tek ai është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator dhe shtatë fishekë.
I arrestuari është mashkull kosovar, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar arma.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.























