Arrestohen dy persona për posedim të lëndëve narkotike
BKT
Kronika

Arrestohen dy persona për posedim të lëndëve narkotike

Muharrem MIftari/RTKLive

Mbrëmë, rreth mesnatës, janë arrestuar dy persona për posedim të lëndëve narkotike.

Siç njofton Policia e Kosovës,ngjarja ka ndodhur në rrugën Hasan Prishtina, në Obiliq, më 19.11. 2022, në orën 00:01, ku dy të dyshuar, meshkuj, shtetas kosovarë,  janë arrestuar, pasi gjatë kontrollit tek ata janë gjetur dhe konfiskuar një sasi të substancës narkotike, një shufër dhe një sprej.

Më tej, bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Hasan Prishtina, Obiliq 19.11.2022 - 00:01. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek ata janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike, një shufër  dhe një sprej. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika